ShowBiz
Robert De Niro në prag të falimentimit për shkak të gruas së tij
Demokracia
08:33 | 18 Prill 2021

Share:

Aktori i famshëm Robert De Niro është duke pranuar secilin rol që po i ofrohet për shkak se divorci me gruan e tij, është duke e shtyrë drejt falimentimit.

De Niro dhe Grace Hightoëer janë të martuar që nga viti 1997, për tu ndarë pas dy vitesh, në 1999. Pak kohë më pas ata u bashkuan prapë, renovuan zotimet të 2004, para se ai të kërkonte divorcin në 2018.

Sipas avokatit të De Niro, Grace Hightoëer shpenzon 1 milion dollarë në vit, dhe 215,000 dollarë në muaj.

Robert De Niro ka pohuar se divorci i tij i hidhur me Grace Hightoëer po i mbaron paratë.

Një gjykatës ka vendosur që ish-gruaja e tij duhet të marrë 1 milion dollarë në vit dhe se çifti do të ndajë të ardhurat pasi të shesin shtëpinë e tyre prej 20 milion dollarësh.

Çifti ndodhet në një betejë divorci që nga dhjetori 2018.

Fillimisht ata luftuan për kujdestarinë e fëmijës së tyre nëntë vjeç, por tani beteja po zhvillohet mbi paratë dhe pronën.

Në një rast ajo thuhet se ka shpenzuar 1.2 milion dollarë për të blerë një diamant.

Hightower gjithashtu pretendon që De Niro shpenzon pa kursyer aq sa çertifikon 50,000 dollarë avionë për fundjavat në Florida dhe 1 milion dollarë për fëmijët, nga vitet 2019 dhe 2020./Demokracia.com/

Të ngjashme