De Niro u pyet nga Page Six për vendimin e gjykatës, gjatë një eventi në New York për promovimin e filmit.
“Nuk dua të emocionohem shumë. U bë ashtu siç duhet. Drejtësia u vu në vend”, deklaroi aktori i njohur.
Ai gjithashtu u pyet nëse mendonte që Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
“Për mua, nuk ka mbaruar derisa të mbarojë”.
Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave biznesore të kompanisë, duke u bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale.
Vendimi u lexua në sallën e gjyqit në Manhatan, ku Trump është në gjyq që nga 15 prilli.