Auto&Tech
Roaming Free me BE është sfida e radhës për Shqipërinë
Demokracia
18:50 | 15 Korrik 2022

Share:

Pas Roaming Free mes vendeve të rajonit, Sekretarja e Përgjithshme e RCC në Shqipëri Majlinda Bregu thotë se sfida tani është një telefonatë normale me vendet e BE.

Në Vjenë ku ndodhet në takimin e operatorëve të telefonisë celulare, Bregu thotë se nuk do të jetë e lehtë, por se të paktën në 2023 mund të nisë si proces deri në arritjen finale.

Në një postim në Story, Bregu e përshkruan këtë ambicie të RCC me devizën: Rreziko që të kapësh shansin.

Rooming Free me BE është sfida e radhës

Nga heqja e tarifave roaming BE-Ballkan Perendimor, – thotë Bregu, – përfitojnë njëlloj qytetarët, apo bizneset nga Bashkimi Europian dhe rajoni ynë.

Thënë ndryshe, si ne kur udhëtojmë në Europë dhe anasjelltas, të gjithëve iu lehtësohet fatura.

Rooming Free me BE është sfida e radhës

Përdorimi i celularëve në roaming rajonal në vetëm 1 vit nga Roam Zero në Ballkanin Perendimor është rritur 760 herë.

Të ngjashme
Auto&Tech • 01 Korrik 2024