ShowBiz
Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë
Demokracia
17:11 | 22 Maj 2025

Share:

Disa nga ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ndodhen me pushime së bashku, për shkak se janë me xhirime me emisionin “Pushime on Top”, i cili shumë shpejt do të vijë me sezonin e ri në ekranin e madh të Top Channel.

Në mesin e ish-banorëve janë Rizarta, Krisa dhe Shkëlzeni, të cilët një ditë më parë ishin në një lidhje live me emisionin “Pardon my French”.

Moderatorja e njohur, Jonida Alickolli, ngacmoi pak Shkëlzenin dhe Rizartën, për të cilët kanë nisur aludimet se janë në një lidhje dashurie.

Jonida në një moment gjatë intervistës pyet ish-banorin se kë nga vajzat pranë tij ka të preferuar dhe ai përgjigjet:

“Lajmet kanë dalë po janë false. Ka qenë ish-e preferuar, ne e kemi lënë Big-un atje. Tani e preferuar e gjithë resortit është Lei”.

Këtu ndërhyn Rizarta e cila shprehet:

“Jemi vetëm miq”.

Ndërkohë Shkëlzeni jep një lajm ekskluziv se është në një lidhje serioze dhe shton se vajza në fjalë nuk është në resort.

“Kështu që nuk ka asgjë mes meje dhe Rizartës, përveçse një miqësie të pastër”, përfundon ai.

Rizarta nga ana tjetër vijon duke thënë:

“Mua më kanë lidhur me 1 mijë veta, mjafton të shikojnë një foto timen me një djalë dhe direkt më lidhin”.

Ish-banorja tregoi edhe për një buqetë me lule që mori gjatë qëndrimit në resort, ku menduan se ia kishte dërguar Shkëlzeni por në fakt ishin anonim.

Të ngjashme