Sport
Rivera i Llapit dënohet me kaq ndeshje moslojë pasi shqelmoi futbollistin e Gjilanit
Demokracia
16:20 | 15 Mars 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me dy ndeshje moslojë futbollistin e Llapit, Francisko Israel Rivera Davalos.

Futbollisti me tipare sulmuese në minutën e 79-të të takimit kundër Gjilanit (1:1) të dielën pasdite e shqelmoi futbollistin kundërshtar, me çka u ndëshkua me karton të kuq direkt, raporton Demokracia.com.

“Lojtari i FC”Llapi” me nr fanelle 31, Francisko Israel Rivera Davalos dhe nr ID.024460M94. Në minutën e 79-të humb duelin me lojtarin kundërshtar dhe nga prapa shkelmon lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar në uebfaqen e FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme