Sport
Rivaliteti s’ka kufij në Turqi: Tifozët e ekipit kampion hedhin arkivole me ngjyrat e rivalëve në Detin e Zi, festojnë titullin
Demokracia
10:20 | 02 Maj 2022

Share:

Futbollistët e Trabzonit fituan titullin turk pas gati katër dekadash dhe tifozët e kanë festuar në një milion mënyra.

Përveç festës së madhe në qytetin turk, tifozët e Trabzonsporit në asnjë çast nuk kanë ndalur së provokuari dhe tallur rivalët nga Stambolli. Bëhet fjalë për Fenerbahcen, Galatasarayn dhe Besiktas, tre gjigantët turk që janë rival të Trabzonsporit dhe  tifozëve të saj, transmeton Demokracia.com.

Përkatësisht, tifozët e Trabzonit u mblodhën në brigjet e Detit të Zi dhe hodhën në ujë tre arkivole me ngjyrat e Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbahce.

Me këtë akt ata donin të tregonin fundin e dominimit të klubeve të Stambollit dhe se Turqia tani ka një sundimtar të ri larg Bosforit./Demokracia.com/

Të ngjashme