Sport
Rivalitet edhe në tribuna, “Xhebrailat” do të udhëtojnë në kryeqytet për sfidën me Prishtinën
Demokracia
19:08 | 31 Gusht 2022

Share:

Përveç ndeshjes në fushë, rivalitet në kryendeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit do të ketë edhe në tribuna të dielën mbrëma me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mobilizimi i madh i tifogrupit kryeqytetas “Plisat” ka nisur prej ditësh për sfidën e javës së pestë kampionale në elitën e futbollit kosovar, raporton Demokracia.com.

Përballë “bardhekaltërve” do të jenë edhe tifozeria suharekase “Xhebrailat” të cilët do të udhëtojnë në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar në faqen zyrtare të tifogrupit në rrjetet sociale.

Tifogrupi nga Suhareka ka qenë mjaft aktiv kohëve të fundit, duke përkrahur Ballkanin në ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës, aty ku ekipi i Ilir Dajës ka shkruar historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve.

Prishtina pas tri xhirove të zhvilluara ka tubuar shtatë pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Ballkani ka gjashtë pikë dhe zë vendin e dytë pas vetëm dy xhirove të zhvilluara./Demokracia.com/

Të ngjashme