Sport
Rivalët e vjetër ballafaqohen në “Riza Lushta”: Statistikat favorizojnë këtë skuadër
Demokracia
21:45 | 26 Shkurt 2021

Share:

Nesër në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, dy rivalët e vjetër, Trepça ’89 e Prishtina ndeshen ndërmjet vete në kuadër të javës së 22-të në Superligë, shkruan Demokracia.com.

Pikët janë tejet të nevojshme për të dyja skuadrat. Për Trepçën ’89 që po lufton për titull, derisa Prishtina tashmë është futur shumë seriozisht në luftë për titull dhe e ka të domosdoshme të fitojë për ta ruajtur hapin.

Skuadra bardhekaltër ka nxjerr statistikat e këtyre dy skuadrave në përballje të ndërsjella dhe  është Prishtina ajo që favorizohet më shumë.

Në 58 ndeshjet zyrtare, Prishtina ka 29 fitore, 9 barazime dhe 20 humbje

Trepça ’89 dhe Prishtina do të ndeshen në takimin e 59-të zyrtar pas luftës.

  • Dy skuadrat me formën më të lartë momentale. Prishtina 15 ndeshje pa humbje – 9 prej tyre fitore kampionale. Trepça ’89 6 ndeshje pa humbje – prej tyre 3 fitore kampionale.
  • Në dy ndeshjet e këtij edicioni, skuadrat kanë nga një fitore – Trepça ’89 1:0 në “Riza Lushta” dhe Prishtina 4:2 në “Fadil Vokrri”.
  • Në 58 ndeshjet zyrtare, Prishtina ka 29 fitore, 9 barazime dhe 20 humbje me goldallim +31, 78:47.
  • Në Mitrovicë nga 27 takime, Prishtina ka fituar 7, 5 ka barazuar dhe ka pësuar 15 ndeshje, me goldallim +6 për Trepçën ’89, 30:24”, ka shkruar faqja zyrtare e Prishtinës. /Demokracia.com

Të ngjashme