Sport
Rivalët e Chelseat nuk heqin dorë nga Armando Broja, ofrojnë afër 40 milionë euro për të
Demokracia
19:46 | 08 Gusht 2022

Share:

Armando Broja me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.

Është klubi i West Hamit ai që po kërkon me ngulm shërbimet e futbollistit të Shqipërisë.

Klubi londinez ka ofruar 38 milionë euro për shqiptarin, por Chelsea në anën tjetër nuk e do largimin e tij.

Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar se trajneri Thomas Tuchel e pëlqen shumë Brojën andaj nuk e do largimin e tij.

Së paku, trajneri dëshiron ta testojë Brojën deri në afatin kalimtar të janarit dhe më pas të rishikojë vendimin e tij./Demokracia.com/

Të ngjashme