Rita Ora ndezi rrjetet sociale me një paraqitje tejet provokuese, ndërsa vazhdoi të ngacmonte publikun për publikimin e radhës me një klip joshës të ndarë në Instagram të hënën.
Këngëtarja 34-vjeçare dukej mahnitëse, e veshur me një bikini të kuqe me gurë shkëlqyes, të cilën e kishte kombinuar me një këmishë të bardhë të tejdukshme, shkruan DailyMail.
E shtrirë mbi një shezlong blu, ajo pozoi me pantallona të shkurtra xhinsi dhe sandale me taka të gjata deri tek gjunjët, duke e theksuar stilin e saj të guximshëm veror.
Nën hijen e një çadre të verdhë e të bardhë, Rita kishte vënë syze të mëdha të bardha ndërsa freskohej me ndihmën e një ventilatori.
Në vazhdim të promovimit të këngës së saj të re me titull “Heat”, ajo u shfaq sërish në një pamje verore, këtë herë me syze të verdha dhe një bluzë të kaltër që i përshtatej ngushtë trupit.
Kënga e re, e cila pritet të dalë më 6 qershor, e gjen Ritën në një version më sensual dhe provokues, me vargjet: “Nxehtësia jote mbi mua. Seks me të parë. Kudo që do. Brenda ose jashtë”.
Ky projekt do të jetë pjesë e albumit të saj të katërt në karrierë, ende pa titull zyrtar, dhe shënon publikimin e parë që nga albumi “You & I” i vitit 2023.
Së fundmi, Rita ka qenë duke e mbështetur Kylie Minogue në fazën e parë të turneut të saj muzikor.
Interesant është fakti se hiti i Kylie, “Padam Padam”, i cili shpërtheu në vitin 2023, ishte afër të përfundonte në repertorin e Ritës. Kënga e zhanrit synth-pop, e shkruar nga kantautorja norvegjeze Ina Wroldsen dhe producenti Lostboy, u bë një sukses viral për Kylie, por fillimisht ishte ofruar edhe disa artistëve të tjerë, përfshirë Ritën, pasi kishte pasiguri nëse kënga i përshtatej stilit të Kylie-t.
Lostboy rrëfeu për gazetën The Sun se: “E shkruam ‘Padam’ në shkurt të 2022-s dhe për katër apo pesë muaj nuk e publikuam. Më pas e dërgova në label, dhe dikush më tha: ‘Kylie do ta shkatërronte këtë këngë!’”. Ajo shtoi se pati një moment kur Rita ishte gati ta incizonte këngën, ndërsa ajo po qarkullonte mes disa artistëve në labelin e saj. “Po përpiqeshin ta bënin të funksiononte, por nuk mendonin se ishte këngë për Kylie-n”, shtoi ai.
Turneu “Tension” i Kylie-t përfundon më 26 gusht, pas së cilës ajo do të udhëtojë drejt New York-ut për dy koncerte në Madison Square Garden, dhe më pas për një koncert në Capital One Arena në Washington D.C. Kylie Minogue është artistja më e shitur australiane e të gjitha kohërave dhe e treta më e suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, vetëm së fundmi ajo ka arritur të depërtojë në tregun amerikan, falë suksesit të hitit të saj viral “Padam Padam”.
Në të kaluarën, Kylie kishte pranuar se fakti që nuk ishte shumë e njohur në SHBA nuk e shqetësonte. Në një intervistë më 2022, ajo kishte deklaruar: “E kisha pranuar faktin që Amerika nuk do të ishte si pjesa tjetër e botës për mua. Aty jam anonime – gjë që, të them të drejtën, më pëlqen.” Ndërsa në një intervistë më të hershme për The Express më 2009, kishte thënë: “Nuk më frustron që nuk kam arritur sukses në Amerikë. Më frustron që më pyesin për këtë, sikur është diçka që më mungon në jetë apo karrierë”.
Suksesi i jashtëzakonshëm i “Padam Padam” dhe albumit pasues “Tension” e ka kthyer Kylie-n në një figurë të fuqishme në tregun amerikan, duke i sjellë asaj një çmim Grammy, vendin e parë në listën amerikane të Billboard për albumet elektronike/dance, dhe një rezidencë në Las Vegas.