ShowBiz
Rita Ora tregon trupin e mrekullueshëm në bikini duke publikuar një video nga sauna
Demokracia
17:27 | 23 Prill 2023

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, më datë 14 korrik ka lajmëruar se do të publikojë albumin e saj më të ri, “You & I”.

Ajo ka publikuar tashmë dy nga këngët e albumit, “You Only Love Me” dhe “Praising You” të cilin e publikoi në bashkëpunim me FatBoy Slim pak ditë më parë.

Rita ka qenë e zënë gjatë gjithë këtyre ditëve duke promovuar këngën e saj më të re, gjersa ka gjetur pak kohë për pushim gjatë fundjavës.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok një video, ku mund të shihet teksa kryen një nga rutinat e saj të fundjavës pas një dite të ngjeshur me angazhime.

Videon ajo e nis duke treguar trupin e saj të mrekullueshëm me bikini në një suanë, teksa më pas bën dush, lan dhëmbët dhe në fund shijon një film në shtratin e saj.

@ritaoraWind down with me after a week of promo for my single praising you which is out now! Go and get it or….yeah.

♬ original sound – Rita Ora


Rita përndryshe ka bërë të ditur se ky album është shumë personal për të dhe ia dedikon vetes dhe bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Kjo është dhe arsyeja pse 32-vjeçarja e ka titulluar albumin “You & I” që në shqip do të thotë “Ti dhe unë”.

Të ngjashme