ShowBiz
Rita Ora tregon se si muzika i shpëtoi jetën
Demokracia
18:46 | 18 Mars 2021

Share:

Ylli britanez, me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka treguar se muzika ka ndikuar shumë në jetën e saj.

Gjatë një performance për Nova’s Red Room në Sidney, 30-vjeçarja ka thënë se ‘muzika i ka shpëtuar jetën’, transmeton Demokracia.com.

Ajo tha se shkrimi i hitit “Let You Love Me”, ishte një ndër momentet më të mira të jetës së saj sepse “Ishte koha kur njerezit mund të kuptonin se “nëse nuk e do veten, si do të lejosh dikë tjetër të të dojë’.

Rita tregoi se njerëzve ju duhet një kohë e gjatë për të arritur t’a duan vetën, siç i kishte ndodhur edhe asaj.

“Ishte diçka e mirë për mua, dhe kjo është arsyeja pse muzika më shpëtoi jetën, në mënyra të ndryshme”, tha këngëtarja.

Albumi Phoenix i Rita Orës ka fituar tre disqe platini. /Demokracia.com/

Të ngjashme