Rita Ora ekspozoi muskujt e saj të tonifikuar teksa ndau një video të mrekullueshme stërvitjeje në InstaStory të martën (11 tetor).
31-vjeçarja shfaqi fizikun veshur me një sytjena të zezë dhe dollakë të njëjtë teksa ngrinte një palë pesha teksa shihet pa makijazh.
Pasi u kthye në Londër pas udhëtimit të saj në Auckland të Australisë ku performoi në Kupën Botërore të ragbit për femra. ajo shkroi në mbishkrimin e saj: “Drejt një fluturimi 24 orësh.
“Është e vetmja mënyrë për të kapërcyer një fluturim”, shtoi krijuesja e hiteve.
Theksojmë që Rita performoi përpara ndeshjes titan të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore në ragbi për femra.
Pas performancës, ylli i muzikës kishte ndarë imazhe nga dukja magjepsëse me të cilën u paraqit në fushë para ndeshjes.
Duke nisur me stil eventin sportiv, ndeshja mes Australisë dhe Zelandës së Re shënoi fillimin e garës 2021 – e cila u vonua për shkak të COVID-19.
Për të qëndruar pranë saj gjatë performancës, Rita u shoqërua nga partneri i saj, Taika Waititi.