ShowBiz
Rita Ora tregon fizikun e jashtëzakonshëm me bikini blu, teksa pozon nga një vend ekzotik
Demokracia
14:31 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Rita Ora ka treguar fizikun e saj të jashtëzakonshëm teksa ka pozuar në një vend ekzotik të mërkurën.

Këngëtarja, 32 vjeçe, ka veshur një palë bikini blu, të kombinuar me një fund të tejdukshëm të ngjashëm.

Ajo kishte vënë aksesorë me disa byzylykë dhe gjerdan të trashë floriri, ndërsa bënte një shëtitje përgjatë një plazhi piktoresk.

Rita i fshehu flokët e saj në një topuz dhe i mbuloi me një shami rozë në fotot e mrekullueshme që shpërndau në Instagram.

Ajo zgjodhi një grim të lehtë, e cila theksonte tiparet e saj natyrale, ndërsa sytë i mbuloi me një palë syze të mëdha.

Imazhet vijnë pasi Rita i kaloi Krishtlindjet në shtëpi në Londër me më të afërmit dhe më të dashurit e saj.

Artistja ndau disa foto të saj në divan, teksa kalonte pak kohë cilësore me familjen gjatë periudhës festive.

Rita këtë vit ka qenë duke shijuar lidhjen me regjisorin Taika Waititi, me të cilin u martua po ashtu gjatë verës.

Ylli nga Zelanda e Re theksoi se e njihte Orën që tri vite përpara se miqësia e tyre të lulëzonte në një romancë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të ngjashme