ShowBiz
Rita Ora shpall datat e turneut australian për vitin 2025, do të këndojë në koncerte krah Ricky Martinit
Demokracia
17:16 | 07 Maj 2025

Share:

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka njoftuar zyrtarisht përmes Instagramit të saj se do të bashkohet me superyllin latin Ricky Martin për një turne madhështor në Australi në nëntor të vitit 2025.

Në postimin që ka bërë vetëm pak orë më parë, Rita shkruan me entuziazëm: “Melbourneee! Ejani dhe digjemi DY HERË me mua dhe @ricky_martin këtë nëntor, biletat në shitje tani! #ontour”.

Në posterin zyrtar të ndarë me ndjekësit e saj, Ricky Martin shfaqet në një performancë energjike, duke paralajmëruar një atmosferë elektrizuese në koncertet që priten. Rita Ora është njoftuar si mysafire speciale, një bashkëpunim që ka entuziazmuar menjëherë fansat në mbarë botën.

Foto: Rita Ora/Instagram

Koncertet do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Australisë, me këtë kalendar të konfirmuar:

01 nëntor – Melbourne, Rod Laver Arena (Të gjitha biletat e shitura)
02 nëntor – Melbourne (koncert shtesë i shtuar!)
06 nëntor – Brisbane, Entertainment Centre (Biletat e fundit)
08 nëntor – Canberra, GIO Stadium (Biletat e fundit)
10 nëntor – Sydney, Qudos Bank Arena (Biletat e fundit)

Turneu mban emrin “Ricky Martin Live – Australia 2025”, dhe është organizuar nga agjencia TEG Dainty, me informacion të plotë dhe bileta në dispozicion në faqen zyrtare: tegdainty.com.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ky bashkëpunim ndërmjet dy artistëve ndërkombëtarë premton të jetë një nga ngjarjet muzikore më të fuqishme të vitit 2025 në Australi, ndërkohë që pritet të tërheqë mijëra adhurues nga e gjithë bota.

Në komente, fansat e Ritës kanë shpërthyer me emocion dhe dashuri, duke shprehur gëzimin për pjesëmarrjen e saj në këtë turne, ndërsa shumë prej tyre kërkojnë edhe më shumë data koncertesh në vende të tjera.

Të ngjashme