ShowBiz
Rita Ora shkëlqen në imazhet e reja me veshjen transparente në eventin amfAR
Demokracia
21:33 | 04 Shtator 2023

Share:

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ishte në mesin e emrave të njohur që shkëlqyen në edicionin e 8o-të të Festivalit të Filmit në Venecia.

32-vjeçarja mahniti me secilën prej paraqitjeve të saj unike dhe më elegante se kurrë më parë.

Disa imazhe të reja me një prej dukjeve të saj përgjatë netëve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Rita ndau edhe së fundmi me mbi 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në natën e fundit të qëndrimit të saj në Venecia, autorja e “You&I” performoi në gala-mbrëmjen vjetore të amfAR.

Ylli i muzikës rrëmbeu vëmendje me veshjen transparente që ia zbulonte pjesët intime dhe mbërthehej në belin e saj me një rrip me shkëlqim që kombinohej me aksesorët e qafës.

Foto: Rita Ora/Instagram

“amfAR mbrëmjen e kaluar me Damiani ishte një ëndërr, Venecia ti e ke zemrën time”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Në këtë event Rita ishte e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, Taika Watiti, i cilin i qëndroi pranë për ta mbështetur.

Të ngjashme