ShowBiz
Rita Ora shkëlqen me dukjen elegante dhe performancën e saj në Javën e Modës në Paris
Demokracia
11:37 | 26 Janar 2024

Share:

Rita Ora dukej mahnitëse teksa performoi për “Audemars Piguet” dhe “Tamara Ralph” si pjesë e Javës së Modës në Paris të enjten.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore shkëlqeu në një paraqitje gjatë Javës së Modës në Paris të enjten, shkruan DailyMail.

Ajo mbante gjithashtu një palë doreza të gjata dhe ngriti lartësinë e saj me një palë taka.
Për të kompletuar pamjen e saj elegante, flokët e Ritës ishin të mbledhur mbrapa me një kokore të zezë dhe të stiluar në kacurrela të bollshme.
Rita, e cila kishte qenë në Paris për disa ditë duke shijuar Javën e Modës, këndoi një version akustik të hitit të saj “Anywhere” gjatë ngjarjes.
Së fundmi, Rita zbuloi se kishte bashkëpunuar me Keith Urban për ripërpunimin e këngës “Shape Of Me”, e cila do të publikohet këto ditë.

Ajo ka treguar kënga në fjalë është një frymëzim nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora, dhe iu dedikohet të gjitha grave në përgjithësi.

Kënga “Shape Of Me” ka qenë pjesë e albumit të tretë të Ritës, “You and I”, i cili është publikuar në korrik të vitit 2023 dhe është pritur tejet mirë nga publiku.

Të ngjashme