ShowBiz
Rita Ora shijon një ditë me të ëmën në Sydney
Demokracia
10:42 | 28 Maj 2023

Share:

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, kanë shijuar trajtimin VIP teksa kanë dalë të premten për blerje në Sydney.

Dyshja u panë duke mbërritur në House of K’dor, një markë bizhuterish luksoze në Double Bay të Sydneyt.

Ylli i popit Rita, 32 vjeçe, dukej elegante me pantallona të zeza të gjera, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë të zezë.

Foto: Media – Mode

Këngëtarja britanike, e cila ndodhet në Australi për të filmuar “The Voice”, kompletoi pamjen me një palë nallane lëkure prej 550 eurosh nga Camilla dhe Marc, syze dielli dhe një çantë të zezë.

Vera ndërkohë e mbështjellë nga të ftohtit me një pallto bezhë, xhinse dhe një këmishë blu me kopsa.

Foto: Media – Mode

Dyshja u panë në dyqan të shoqëruara nga pronarja Zena K’dor, ndoshta kërkonin një dhuratë për t’i bërë bashkëshortit të ri të Ritës, Taika Waititi – ditëlindja e të cilit është në gusht.

Ajo dhe Taika u martuan në privatësi në vitin 2022, por pritën deri në janar të këtij viti për të shpallur lajmin publikisht.
Foto: Media – Mode

Rita që atëherë ka pranuar se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ nga publiku rreth martesës së saj.

Ceremonia ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.

Foto: Media – Mode

Të ngjashme