ShowBiz
Rita Ora publikon video interesante me prindërit e saj në TikTok
Demokracia
22:39 | 03 Prill 2023

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është kthyer në Australi pas një kohe të gjatë.

Ajo ndodhet në kontinentin australian për edicionin e ri të “The Voice Australia”, ku për të tretin vit me radhë do të jetë anëtare e jurisë.

Rita ka shkuar atje bashkë me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, motrën, Elenën, dhe dy prindërit: Vera dhe Besnik Sahatçiu.

Me këtë të fundit, artistja e hitit “Shine Ya Light” publikoi një video interesante në TikTok, ku shihej duke u munduar të bëjë një postim interesant me të atin e saj.

@ritaoraDaddy doing tik tok – i mean trying♬ Heart Don’t Stand a Chance – Anderson .Paak

“Babai duke bërë TikTok – dua të them duke u munduar”, ka shkruar 32-vjeçarja në mbishkrimin e videos.

Më pas, e njëjta publikoi një tjetër video po në TikTok, ku shfaqej në krahët e nënës së saj, Verës, teksa pushon e qetë me të në krevat.

@ritaoraMe and mum

♬ original sound – Katya Slomova

Rita ka treguar se ka një lidhje shumë të veçantë me prindërit, të cilët kanë sakrifikuar mjaft që ajo të arrijë ku është sot.

Të ngjashme