ShowBiz
Rita Ora publikon prapaskenat e klipit të ri “Don’t Think Twice”
Demokracia
18:14 | 05 Korrik 2023

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, pak ditë më parë publikoi këngën e re “Don’t Think Twice”.

Kjo njëherësh është kënga e parë nga albumi i saj i ri “You & I”, i cili pritet të lansohet i plotë më 14 korrik.

Regjia është realizuar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi si dhe klipi u xhirua në vendin e tij të lindjes.

Artistja nga Kosova ndërkohë sjell imazhet e 10-vjeçarit Elliot Taylor në filmin klasik të Steven Spielberg të vitit 1982, “ET: The Extra Terrestrial”.

“Kush e ka parë videon e ‘Don’t Think Twice’? Është kënga e parë nga albumi im i ri, You&I publikohet javën tjetër”, ka shkruar ajo.

Nga prapaskenat e klipit të ri, biondja nuk ka munguar edhe me disa imazhe përkrah bashkëshortit ku shfaqen me bluza të njëjta.

E pyetur për këtë projekt, 32 vjeçarja kishte deklaruar: “Don’t Think Twice” është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.

“Ju jetoni vetëm një herë, kështu që është në të vërtetë për të kapur momentin dhe për të mos u frenuar nga mendimet se çfarë mund ose nuk mund të ndodhë”, u shpreh ajo.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024