ShowBiz
Rita Ora publikon një ‘selfie’ nudo nga sauna, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet tjera me bikini nga pushimet
Demokracia
17:10 | 10 Janar 2024

Share:

Rita Ora tregoi figurën e saj të pabesueshme trupore në një seri fotografish mahnitëse nga java e saj e parë e vitit 2024.

Këngëtarja 33 vjeçare, hyri në Instagram të martën për të ndarë me ndjekësit një galeri fotografish që dokumentojnë fillimin e Vitit të Ri, shkruan DailyMail.

Në një ‘selfie’, Rita tregoi trupin e saj fenomenal në një paraqitje me bikini të zeza, ku kishte vendosur një palë syze dielli të bardha dhe një sërë bizhuteri ari.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo gjithashtu u zhvesh lakuriq gjatë një relaksimi në saunë teksa shkrepi një selfie ku ishte e tëra nudo ndërsa pushonte gjatë ditës së saj të kujdesit për veten.

Në një fotografi tjetër, Rita dukej më se sportive e veshur me një bralet të zezë dhe pantallona të shkurtra çiklizmi, të veshura nën një palë pantallona të shkurtra gri.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo e kompletoi pamjen e saj me një palë çizme të zeza dhe i mbrojti sytë me syze dielli të zeza të mëdha dhe një kapele bejsbolli ngjyrë ulliri.

Në mbishkrimin shoqërues të imazheve, Rita ndau shpresat e saj të mëdha për vitin, ndërsa shkroi: “2024 deri tani… duke u përgatitur për vitin më të mirë deri tani!”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Postimi i saj i fundit vjen pasi Rita zbuloi pse vendosi ta mbante të fshehtë dasmën e saj me bashkëshortin Taika Waititi.

Ajo u martua me regjisorin në gusht të vitit 2022, por nuk e konfirmoi martesën deri në përvjetorin e parë të çiftit vitin e kaluar.

Foto: Rita Ora/Instagram

Tani, Rita ka treguar për ‘ES Magazine’ se si vendosi ta mbajë sekrete ceremoninë – në të cilën morën pjesë vetëm tetë të ftuar – pa bërë shumë zhurmë.

Ajo tha: “Kam qenë në sy të publikut për një kohë tani dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka ku jam pjesë për publikun. E ndjeva të nevojshme që të kem diçka që ishte sekret për një kohë”.

“Shumë nga miqtë e mi ishin si, ‘Oh Zot, e kemi humbur dasmën tënde’. Unë u thashë se do të rregullonim diçka. Ndjeva qetësi – sepse jeta ime nuk është qetë”, tha Ora.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita dhe Taika lidhën kurorë në një ceremoni të paplanifikuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles që e planifikuan në vetëm dy javë. Ylli me origjinë shqiptare gjithashtu lë të kuptohet se ajo dhe Taika kanë diskutuar tashmë për të nisur krijimin e familjes, pasi blenë një shtëpi të dytë në vendin e origjinës së regjisorit, Zelandën e Re.

Ajo tha: “Ndodh kur të ndodhë. Unë thjesht besoj në univers”.

Të ngjashme