ShowBiz
Rita Ora po bashkëpunon me Jennifer Lopez
Demokracia
14:27 | 12 Qershor 2021

Share:

Jennifer Lopez dhe Rita Ora kanë vendosur të bashkojnë forcat për të bashkëpunuar në muzikë dhe disa projekte  filmike  së bashku, sipas raporteve.

Jennifer thuhet do të mentoroj dhe mbështesë Ritën  dhe do të plaifikojë  projekte ku ato do të punojnë së bashku.

JLo tashmë ka një karrierë të pabesueshme muzikore që fillon nga vitet 1990 dhe është paraqitur në filma artistik dhe komercialë, përfshirë Out of Sight dhe Hustlers.

Ndërsa Rita ka qenë duke realizuar hite për vetëm  një dekadë dhe është zhytur në botën e TV dhe filmave si gjyqtare në shfaqje si The Voice dhe The Masked Singer dhe role në filma duke përfshirë sagën Fifty Shades dhe Detective Pikachu.

Tani thuhet se dy yjet janë takuar disa herë dhe kanë diskutuar se si mund të bashkëpunojnë në të ardhmen. Mendohet që fillimisht ato do të na gëzojnë me një super hit muzikor, mirëpo nuk përjashtohet mundësia e  ndonjë bashkëpunimi në film./Demokracia.com

Të ngjashme