ShowBiz
Rita Ora në Tiranë flet për herë të parë rreth martesës me Taika Waititin
Demokracia
16:26 | 06 Shtator 2022

Share:

Rita Ora sonte (e martë) do të mbaj koncertin e shumëpritur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Por, para performancës së sotme, ylli shqiptar me famë botërore ka mbajtur një konferencë për media me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorit britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Rita fillimisht u shpreh se ndihet e privilegjuar që do të performoj para publikut shqiptar, ndërsa edhe ka zbuluar planet për albumin e ri dhe synimet e saj për një karrierë në film.

“Po punoj në albumin e ri, po shikoj të lansoj diçka në fillim të vit tjetër. “I dua filmat, do të doja të shprehja kreativitetin tim përmes filma, e shoh vetën si një artist 360 gradë, dua që njerëzit të besojnë që mund të bëjë më shumë se një gjë, unë e dua muzikën, gjithmonë do ta dua, por mendoj se kapitulli im i ardhshëm është filmi”, u shpreh krijuesja e shumë hiteve.

Ndërkohë, Rita nuk ka kaluar pa u pyetur për jetën e saj privat, pas raportimeve se këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Duke shmangur konfirmimin e martesës, artistja u shpreh se është e lumtur dhe kjo është e gjitha që mund të tregoj aktualisht.

“Nuk mund të tregoj tani fatkeqësisht, por jam shumë e lumtur vetëm kaq mund të them për këtë”, tha Rita.

Ndërkohë, 31-vjeçarja ka ftuar të gjithë që të sonte të jenë pjesëmarrës në koncertin e saj.

Kujtojmë, që javë më parë u tha se Rita është martuar me regjisorin në një ceremoni private në Londër dhe madje ka ndryshuar edhe mbiemrin duke e bërë ‘Waititi-Ora’.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024