ShowBiz
Rita Ora ndan me ndjekësit suksesin e saj vjetor në Spotify: Mbi 453 milionë dëgjime gjatë vitit 2023
Demokracia
20:10 | 29 Nëntor 2023

Share:

Platforma globale e transmetimit të muzikës, Spotify, është duke ndarë me botën statistikat vjetore të dëgjimit, duke i dhënë artistëve dhe ndjekësve të tyre një pasqyrë të asaj se sa është vlerësuar muzika e tyre gjatë vitit.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është një ndër artistët që ka marrë vëmendjen me numrat impresionues të vitit të kaluar.

Në një postim në Instagram, Rita ndau me fansat e saj superentuziastë demografikat e statistikave të saj për vitin 2023, ku tregoi se këngët e saj janë dëgjuar mbi 453.9 milionë herë. Kjo vjen nga një audiencë masive prej 57.2 milionë dëgjuesve nga e gjithë bota, të cilët kanë kaluar 21.3 milionë orë duke u zhytur në ritmet e saj. Muzika e saj impresionuese ka shkuar nëpër veshët dhe zemrat e njerëzve në 184 vende të ndryshme.

“Faleminderit secili që ka qenë duke dëgjuar muzikën time këtë! fansat më të mirë në botë dhe ne sapo kemi filluar”, shprehet Rita me emocion në postimin e saj. Mirënjohja e saj ndaj fansave vjen jo vetëm si një falënderim i thjeshtë, por si një premtim për më shumë hitet që do të vijnë.

Statistikat e saj të Spotify janë një qartësi e ndikimit të madh dhe të dashurisë që publiku ka për muzikën e saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në një industri muzikore që vazhdimisht ndryshon me shpejtësi të madhe, arritjet e Ritës në Spotify janë një dëshmi e përkushtimit të saj ndaj artit dhe e qëndrueshmërisë së saj si një nga emrat më të njohur në skenën muzikore botërore.

Fansat dhe ndjekësit e Ritës në Instagram reaguan me entuziazëm, duke u shprehur me komente mbështetëse dhe duke e përgëzuar për suksesin e saj.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova përndryshe i ka kaluar këto ditë në vendlindjen e saj, ku ka festuar ditëlindjen dhe është takuar me një sërë figurash të rëndësishme shtetërore në Prishtinë.

Të ngjashme