ShowBiz
Rita Ora me projekt për të promovuar traditën dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës
Demokracia
09:20 | 09 Shkurt 2021

Share:

Artistja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka publikuar një pjesë të shkurtër të klipit të saj më të ri “Bang”.

Ajo do të sjellë këtë këngë në bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe reperin argjentinas Khea, shkruan Demokracia.com

https://www.instagram.com/p/CLClHr8H7ke/?utm_source=ig_web_copy_link

Disa ditë më parë nëna e këngëtares, Vera Ora përmes një bisede në Instagram tregoi se projekti i ri i Ritës do të involvojë traditën dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Në klipin e publikuar, Rita dhe shoqërueset e saj shfaqen me veshje kombëtare, të cilat i ka dizajnuar stilisti Valdrin Sahiti, i cili tha se pikërisht me këtë veshje ajo donte t’i tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik.

https://www.instagram.com/p/CLCmMsep-1p/?utm_source=ig_web_copy_link

Kënga pritet të publikohet më 12 shkurt. /Demokracia.com

Të ngjashme