ShowBiz
Rita Ora me mesazh për dashurinë ndaj vetes në ditën e të dashuruarve
Demokracia
14:23 | 14 Shkurt 2021

Share:

Rita Ora vetëm para disa ditësh publikoi këngën e saj të re “Bang” të cilën e ka shoqëruar me një videoklip interesant, me motive nga prejardhja e saj shqiptare.

Këngëtarja sot, në ditën e Shën Valentinit, ka përzgjedhur të jap një mesazh në lidhje me dashurinë ndaj vetes në këtë ditë, e cila për shkak të pandemisë mund të jetë jo shumë e lehtë për shumë njerëz, transmeton Demokracia.com

“Urime Shën Valentini për të gjithë të dashuruarit, në këtë ditë. Uroj që zemrat tuaja të mbushen me dashuri dhe mos harroni se të duani veten është po aq e rëndësishme sa të të duan”, ka thënë ajo në shkrimin posht imazhit të postuar në Instagram.

Rita e cila për momentin është në Australi, larg familjes dhe të dashurit të saj, megjithatëm ka postuar fotografi ku si duket ka marrë dhuratën e saj të Shën Valentinit.

Rita pozon e veshur me një këmishë të bardhë dhe fund lëkure, duke shtrënguar një buqetë lulesh që supozohet t;i kenë ardhur nga i dashuri i saj, Romain Gavras./Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të ngjashme