ShowBiz
Rita Ora ka ardhur në Kosovë për ditëlindje, me vete e ka bashkëshortin
Demokracia
08:23 | 26 Nëntor 2023

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot ditëlindjen e saj, e cila mbush 33 vite.

Në ditën e lindjes së saj, Rita Ora së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi kanë mbërritur në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili i ka uruar ditëlindjen dhe mirëseardhjen çiftit në shtetin e Kosovës.

Welcome home and Happy Birthday Rita Ora !
We love you ❤️💙

Welcome to Kosova Taika Waititi, wishing you a fabulous stay 🥂

Posted by Perparim Rama on Saturday, November 25, 2023

Të ngjashme