ShowBiz
Rita Ora i rikthehet muzikës me projektin e ri “Flame”
Demokracia
10:46 | 14 Janar 2021
Rita Ora

Share:

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po përgatitet të kthehet në skenën muzikore me një këngë të re të titulluar “Flame”, e cila pritet të publikohet në fund të këtij muaji.

Pjesë e këngës do të jenë Dan Smith (vokalisti i grupit “Bastille”) dhe kantautori MNEK, raportojnë mediat e huaja.

MNEK njihet si bashkëpunëtor me disa yje të muzikës si Dua Lipa, Beyonce, Madonna dhe grupi “Little Mix”.

“Flame” gjithashtu do të jetë kolonë zanore e filmit të ardhshëm “Twist” ku do luaj Rita Ora në rolin e Artful Dodger-it. Filmi do të shfaqet në kinema më 29 janar të këtij viti.

Kjo këngë është shkruar vitin e kaluar dhe mendohet se ka potencial të shëndrrohet në hit.

Kënga e fundit e këngëtares është “How To Be Lonely” e publikuar në vitin 2020.

Të ngjashme