ShowBiz
Rita Ora frymëzohet nga një dukje e Kylie Minogue në paraqitjen e fundit në Sydney
Demokracia
20:43 | 15 Maj 2023

Share:

Rita Ora po ndihej e frymëzuar nga dukja ikonë e Kylie Minogue nga viti 2001.

Ylli i muzikës pop mori pjesë në lansimin e Papa Salt Coastal Gin të Margot Robbie në Sydney, e veshur me një fustan të bardhë me kapelë, i cili ishte i ngjashëm me një paraqitje të Kylie në “Can’t Get You Out Of My Head”.

Rita, 32 vjeçare, dukej elegante me fustanin e shkurtër të bardhë teksa mbërriti në ngjarje.

Foto: Jayden Seyfarth

Ajo mbuloi pjesërisht flokët, të cilët i kishte hequr tërësisht nga fytyra.

Bukuroshja e kompletoi pamjen me një gjerdan argjendi të madh si dhe një hallkë dore të ngjashme.

Këngëtarja po mbante gjërat me një çantë të kuqe dhe zgjodhi në palë taka të bardha.

Foto: Sony Music

Krijuesja e hitit “What We Do” kishte bërë një grim më të lehtë me një buzëkuq rozë.

Ngjarja u drejtua nga kryeredaktorja e Vogue Australia, Christine Centenera, në barin Maybe Sammy në The Rocks.

Foto: Jayden Seyfarth

Marka e re australiane e pijeve, e quajtur Papa Salt, e cila u krijua nga Margot Robbie së bashku me bashkëshortin e saj Tom Ackerley.

Çifti i famshëm kanë punuar me miqtë e tyre: Charlie Maas, Josey McNamara dhe Regan Riskas.

Foto: Jayden Seyfarth

Rita ishte një nga disa të ftuarit e famshëm që morën pjesë në koktej të hënën.

Foto: Jayden Seyfarth
Foto: Jayden Seyfarth

Të ngjashme