ShowBiz
Rita Ora duket me shumë stil në Cyrih, ndërsa bëhet gati të performojë për fansat zviceranë
Demokracia
22:00 | 27 Gusht 2022

Share:

Ajo njihet për veshjet e saj plot stil dhe pamjen “vrasëse”.

Dhe Rita Ora qëlloi edhe një herë në shenjë, teksa pozoi për një sërë fotografish në Cyrih përpara një shfaqjeje në festivalin “Open Air” të shtunën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31-vjeçare tregoi fizikun e saj të tonifikuar në fotografi, duke veshur një bluzë me kurriz të hapur dhe një palë dollakë në pjesën e poshtme.

Foto: Rita Ora/Instagram

Dollakët e saj të bardhë ishin të printuara me një dizajn të zi.

Rita tregoi koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve në pjesët ku ekspozonte trupin e saj.

Bukuroshja e lindur në Prishtinë dukej tejet e rehatshme në një palë atlete të zeza.

Foto: Rita Ora/Instagram

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” shtoi një zinxhir të trashë ari rreth qafës së saj, së bashku me byzylykët prej argjendi dhe ari.

Flokët e saj bionde ishin dizajnuar në kaçurrela natyrale, teksa për t’u dukur edhe më bukur ajo kishte vendosur një shami rozë në kokën e saj.

Rita i mbrojti sytë e saj pas një palë syzeve të dielli plastike ndërsa pozonte mbi një dërrasë druri.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërsa një tjetër fotografi tregonte një çantë ngjyrë blu të varur përgjatë trupit.

Duke thënë se ajo ‘mezi pret të performojë’, ylli zbuloi se kishte arritur në qytetin e Zvicrës.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Ne jemi këtu! Ora 20:15 në skenën kryesore, qofshi atje ose ndryshe! Mezi pres të performoj për të gjithë ju sonte! Shkojmë”.

Festivali filloi të martën, duke shfaqur në skenë të famshëm si: Arctic Monkeys, Kings of Leon, Bastille, G-Eazy dhe David Guetta, që tashmë të gjithë janë ngjitur në skenë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërsa emra të njohur si: Kygo, Lewis Capaldi dhe Camelphat do t’i bashkohen Ritës për të performuar në ditën e fundit të festivalit.

Kjo paraqitje e Ritës vjen kohë pasi ajo u kurorëzuar larg syrit publik me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni private.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se të dilnin publikisht së bashku në gushtin e atij viti.

Foto: Rita Ora/Instagram

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të shënuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre që mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë ata”.

“Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe larg syrit të publikut dhe medias”.

Të ngjashme