ShowBiz
Rita Ora duket elegante dhe e zjarrtë në krahët e bashkëshortit gjatë një ndeje private në Ibiza
Demokracia
19:08 | 19 Gusht 2023

Share:

Rita Ora dukej sensacionale në ngjyrë argjendi teksa veshi një fustan gjysmë të tejdukshëm për një festë luksoze në Ibiza.

Ylli i këngës “Let You Love Me”, 32 vjeçe, nxori në pah elegancën e saj në fustanin pa mëngë, i cili ngjitej fort pas figurës së saj të tonifikuar të trupit.

Fustani i Ritës paraqiste një të çarë te kofsha dhe ajo i shtoi pamjes një palë taka të zeza dhe byzylykë për të kompletuar pamjen, shkruan The Sun.

Ylli i muzikës pop i stiloi flokët e saj bionde në valë të lirshme dhe zgjodhi një buzëkuq portokalli.

Rita u nis me bashkëshortin e saj dhe redaktorin e “Vogue”, Edward Enninful, yllin e “Pussycat Dolls”, Ashley Roberts dhe këngëtaren Jess Glynne për një festë private në jug të ishullit.

Më herët gjatë udhëtimit të saj, ajo u shfaq e veshur me bikini të gjelbra, ndërsa performonte me DJ Joel Corry në festivalin Ibiza Rocks

Ajo gjithashtu veshi një palë bikini mahnitëse ngjyrë kafe, teksa po shijonte disa pushime në Ishullin e Bardhë.

Rita ka pasur një program të mbushur plot kohët e fundit dhe ka kënduar në të gjithë Evropën këtë verë – përfshirë Suedinë dhe Zvicrën.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” ka shumë arsye për të qenë e lumtur me albumin e saj të tretë “You & I”, i cili u publikua në korrik dhe u ngjit lart në top-listat ndërkombëtare të muzikës.

Gjithashtu këtë muaj, revista “Vogue” publikoi fotografitë e dasmës së saj me Taika Waititin, e cila për një vit ishte mbajtur sekrete.

Rita u martua me të partnerin e saj, regjisorin fitues të çmimit “Oscar” me origjinë nga Zelanda e Re, në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Regjisori fitues i Oskarit nga Zelanda e Re u takua fillimisht me Ritën në vitin 2018, kur për disa vite me radhë ruajtën raporte si miq, teksa në ritakimin e tyre në vitin 2021, ata përfunduan të dashuruar.

Rita i kërkoi që të martohej me të ndërsa ata ishin me pushime në Palm Springs në verën e vitit 2022 dhe ata u martuan më 4 gusht të vitit të kaluar.

Ajo veshi dy fustanet e nusërisë të dizajnuara nga stilisti i famshëm birtanik, Tom Ford.

Ajo tha: “Kam vendosur perlat e mamasë sime me të cilat ajo u martua. Motra ime Elena më shoqëroi në korridor, dhe ishte një ceremoni shumë e thjeshtë dhe e lumtur, e qetë, private dhe argëtuese”.

Të ngjashme