ShowBiz
Rita Ora dukej elegante në Liverpool, ndërsa u dha fansave albume të nënshkruara me autograf
Demokracia
09:58 | 16 Korrik 2023

Share:

Rita Ora dukej elegante në Liverpool, në eventin e promovimit të albumit të ri “You & I”, ku nënshkroi disa albume me autografe për fansat e saj.

Këngëtarja 32 vjeçe, dukej pa mundim elegante e veshur me një palë tuta prej kadifeje ngjyrë jeshile me printe me dizajn zebre.

Interpretuesja e hitit “Don’t Think twice” e veshjen me taka të zeza të trasha dhe syze dielli ngjyrë kafe, shkruan DailyMail.

Duke i stiluar flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, ylli me origjinë nga Kosova shkëlqeu në dukje ndërsa përshëndeti fansat në dyqanin “HMV”.

Rita zgjodhi një gamë makijazhi të bronztë, duke zgjedhur një rimel ngjyrë portokalli dhe disa hije bronzi në sytë dhe faqet e saj.

Thonjtë e saj ishin të lëmuar në mënyrë perfekte me ngjyrë rozë dhe ajo shkëlqente ndërsa mbante kryeveprën e saj në dorë – koopertinën e albumit të saj më të fundit, “You & I”.

Ylli e ka krahasuar këtë album – i cili u publikua të premten – me një ‘ditar’ dhe ka marrë pjesë në kompozimin dhe shkrimin e tekstit të çdo kënge.

Duke folur për muzikën e saj të re, Rita tha: “’You & I’ përfaqëson më shumë sesa thjesht njeriun që dua”.

“Është mamaja ime, miqtë e mi, fansat e mi dhe në një farë mënyre përfaqëson marrëdhënien që kam me veten”, tha artistja shqiptare.

“Ky album ka qenë si ditari im për dy vitet e fundit, dhe jam shumë e emocionuar që më në fund mund ta dëgjoni”, theksoi ajo.

Në album, Rita bën një udhëtim në korsinë e kujtesës me këngën “Girl in the Mirror”, duke bërë një dedikim për veten e saj të re, ndërsa “Notting Hill” është kënga e cila shikon prapa në vitet e saj të adoleshencës.

Kënga tjetër e albumit, “Shape of Me” është gjithashtu një odë e hidhur për marrëdhënien e Ritës me nënën e saj.

Rita zbuloi se ajo e incizoi këngën e albumit të titullar “You & I” mëngjesin e parë pas dasmës së saj me Taika Waititin, ndërsa ishte ende e lodhur nga dasma.

Ora u martua vitin e kaluar me regjisorin Taika Waititi dhe në videon shoqëruese të këngës “You & I”, ajo ka zbuluar një fotografi nga kjo dasmë, e cila deri më tani ka qenë tërësisht sekrete.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024