ShowBiz
Rita Ora do të performojë në Paradën e Krenarisë – fton fansat të mos mungojnë në koncert
Demokracia
13:36 | 29 Qershor 2023

Share:

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar në muzikë.

Ajo është në prag të publikimit të albumit të saj më të ri “You & I”, i cili do të publikohet i plotë më 14 korrik, gjersa ka bërë të ditur se këtë premte po sjell këngën e saj të re “Don’t Think Twice”.

Ndërkohë, ajo anash nuk po i lë as koncertet e paraqitjet publike.

Së fundmi, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, Ora ka njoftuar fansat e saj se do të performojë këtë fundjavë në Paradën e Krenarisë në Londër.

“Befasi: Unë do të perfrmojë në Paradën e Krenarisë në Londër këtë vikend. Jam shumë e entuziazmuar! Do të jetë shumë argëtuese dhe mezi pres të vijë dhe të mbështes komunitetin LGBT+”, shkroi 33-vjeçarja në Instagram.

Rita përndryshe ka publikuar deri më tani dy nga këngët e albumit, “You Only Love Me” dhe “Praising You” (bashkëpunim me FatBoy Slim), të cilat janë pritur mirë nga publiku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024