ShowBiz
Rita Ora dhe Taika Waitit shpërfaqin çastet e tyre intime në fotosesionin e ri
Demokracia
15:36 | 01 Qershor 2023

Share:

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, kanë pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Vogue Australia”.

Dyshja kanë dhënë një intervistë, ku kanë folur për martesën dhe mënyrën se si janë njohur me njëri-tjetrin.

Ka qenë pikërisht Sydney qyteti që i bëri bashkë çiftin dhe duket se edicioni australian i revistës “Vogue” ishte vendi i duhur për të treguar si nisi historia e tyre e dashurisë.


Krahas intervistës, Rita dhe Taika kanë realizuar një fotosesion të përbashkët, në të cilin janë shfaqur mjaft intimë.

Në disa prej imazheve, çifti shfaqin kiminë e tyre sensuale, duke treguar se lidhja që kanë është më e fortë se çdo gjë tjetër.

Rita aktualisht ndodhet në kontinentin australian me bashkëshortin e saj, pasi është e angazhur në spektaklin “The Voice Australia”.

Për të tretin vit radhazi, 32-vjeçarja është përzgjedhur trajnerë në programin më të shikuar të talenteve të reja në Australi.

Të ngjashme