ShowBiz
Rita Ora arrin mbi 6.1 miliardë dëgjime në Spotify
Demokracia
17:59 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është absolutisht një nga artistet më të dëgjuara të pop-muzikës në rrafshin global.

Ndonëse në kohën kur e filloi karrierën, nuk kishte shërbime online të transmetimit muzikor, Rita prapëseprapë arriti që me kalimi e viteve të shënonte shifra të larta dëgjimesh edhe në platformat moderne të muzikës si: iTunes, Spotify, Apple Music, Shazam e të tjera.

Madje, vetëm në Spotify ajo ka arritur mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Lajmi është bërë i ditur nga një prej fansave të faqes së këngëtares, e cila shkruante: “Rita Ora ka arritur 6.1 miliardë dëgjime në Spotify falë të gjitha këngëve të saj”.

Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory edhe nga vet artistja interpretuese e hitit “I Will Never Let You Down”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora përndryshe ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj, ku mes të tjerash do të publikojë edhe albumin e saj të ri në janar.

Foto: Rita Ora/Instagram

Të ngjashme