Lajme
Rishpallet konkursi për anëtarë të Bordit të Trustit
Demokracia
11:54 | 18 Prill 2023

Share:

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se është rishpallur konkursi për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit për Kursime Pensionale.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, BQK-ja ka bërë me dije se konkursi do të jetë i hapur deri më 5 maj, ora 16:00.

“Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) njofton se është rishpallur konkursi për 5 anëtarë profesionalë, 1 anëtar përfaqësues të punonjësve dhe 1 anëtar përfaqësues të punëdhënësve. Konkursi është i hapur deri më 5 maj 2023, ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Trusti ka mbetur pa Bord Drejtues nga 1 marsi. Në mungesë të bordit, rreth 2.5 miliardë euro të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare, janë në rrezik.

Pa u zgjedhur Bordi, investimet aktuale nuk mund të ndryshohen (shtohen ose tërhiqen), e kontributet e reja pensionale nuk mund të investohen.

Të ngjashme