ShowBiz
Rishfaqet ish-fituesi i Big Brother Kanada, lë komentin epik në postimin e Luizit
Demokracia
13:31 | 15 Qershor 2023

Share:

Kevin Jacobs u bë i njohur për publikun shqiptar pasi Luiz Ejlli tha brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” se kishte ndjekur strategjinë e tij për të dërguar në televotim tre banorë.

Së fundmi, Jacobs ka komentuar në një foto që fituesi i “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në “Instagram”-in e tij.

Teksa ka pozuar pranë një makine luksoze, Luizi shkruan bashkëngjitur me të: “Gjatë xhirimeve të Fast and Furios”.

Ndërkohë Kevin Jacobs i komenton: “Ti je aktor më i mirë se sa shumica e kastit të Fast and Furios”.

Nuk dihet nëse komenti është lexuar nga këngëtari i dashur për publikun, pasi ai nuk i ka kthyer ndonjë përgjigje.

Të ngjashme