OpEd
Ripërshkrimi i një sistemi më tolerant të OKB -së me Tajvanin në të
Demokracia
17:15 | 03 Tetor 2021

Share:

Shkruan: Joseph Wu, Ministër i Punëve të Jashtme të Tajvanit

Pas më shumë se 200 milionë infeksioneve dhe mbi 4 milionë vdekjeve, të cilat janë akoma në rritje, pandemia e COVID-19 është shtrirë në tërë globin. Kjo ka çuar te një ndikim thellësisht shkatërrues socio-ekonomik në botën tonë të ndërlidhur, duke mos kursyer asnjë vend. Pandemia ka prishur tregtinë globale, ka përkeqësuar varfërinë, ka penguar arsimin dhe ka komprometuar barazinë gjinore, ka ndikuar te kombet me të ardhura mesatare dhe te ato të ulëta e që mbajnë barrën më të madhe të saj.

Ndërsa shumë vende po përgatiten për një rritje tjetër të virusit, të nxitur nga varianti shumë i rrezikshëm i Deltas, bota i ka sytëte Kombet e Bashkuara (OKB) për të rritur përpjekjet gjithëpërfshirëse për të zgjidhur krizën, për të siguruar shërim më të mirë dhe rindërtim të qëndrueshëm. Kjo është një detyrë e zorshme që kërkon implikim të të gjithëve. Është koha që ky trup global të mirëpresë Tajvanin-një partner i vlefshëm dhe i denjë që është i gatshëm të japë një ndihmë.
Gjatë muajve të fundit, Tajvani, si shumë vende të tjera, është marrë me një rritje të rasteve të COVID-19 pas pothuajse një viti suksesi në menaxhimin e virusit. Ky vend mori nën kontroll situatën me virus dhe u tregua edhe më i gatshëm për të punuar me aleatët dhe partnerët për të trajtuar sfidat e paraqitura nga pandemia. Përgjigjja efektive e Tajvanit ndaj pandemisë, zgjerimi i shpejtë i kapaciteteve të tij për të përmbushur kërkesën globale të zinxhirit të furnizimit dhe ndihma e tij thelbësore ndaj vendeve partnere në të gjithë botën, flasin për faktin se nuk mungojnë arsyet bindëse që Tajvani të luajë një rol konstruktiv në sistemin e OKB -së.

Sidoqoftë, nën presionin e Republikës Popullore të Kinës (PRC), OKB-ja dhe agjencitë e saj të specializuara vazhdojnë të refuzojnë Tajvanin, duke cituar Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 2758 (XXVI), të vitit 1971, si bazë ligjore për këtë përjashtim. Por, gjuha e rezolutës është e qartë: ajo trajton vetëm çështjen e përfaqësimit të Kinës në OKB; nuk përmendet pretendimi kinez për sovranitet mbi Tajvanin, as nuk autorizon PRC-në të përfaqësojë Tajvanin në sistemin e OKB -së. Fakti është se PRC-ja nuk e ka qeverisur kurrë Tajvanin. Ky është realiteti dhe status quo-ja në të dy anët e Ngushticës së Tajvanit. Populli tajvanez mund të përfaqësohet në skenën ndërkombëtare vetëm nga qeveria e tij e zgjedhur në mënyrë popullore. Duke e barazuar në mënyrë të rreme gjuhën e rezolutës me “Parimin e një Kine” të Pekinit, PRC-ja po imponon në mënyrë arbitrare pikëpamjet e saj politike në OKB.

Absurdi nuk përfundon këtu. Ky përjashtim, gjithashtu pengon pjesëmarrjen e shoqërisë civile të Tajvanit. Bartësve të pasaportave tajvaneze u mohohet qasja në ambientet e OKB -së, si për turne ashtu edhe për takime, ndërsa gazetarët tajvanezënuk mund të akreditohen për të mbuluar ngjarjet e OKB-së. Arsyeja e vetme për këtë trajtim diskriminues është kombësia e tyre. Ndalimi i anëtarëve të shoqërisë civile të Tajvanit nga OKB-ja mposht idealin e multilateralizmit, bie ndesh me parimet themelore të OKB-së për promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, si dhe pengon përpjekjet e përgjithshme të OKB -së.

Për gjashtë dekada, Tajvani ka ofruar ndihmë për vendet partnere në të gjithë botën. Që nga miratimi i Agjendës së OKB -së 2030, Tajvani është përqendruar në ndihmën e partnerëve për të arritur Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe, kohët e fundit, në angazhimin në përgjigjen kundër pandemisëdhe në shërimin postpandemik. Ndërkohë, në shtëpi, Tajvani ka përmbushur SDG-të e tij në barazinë gjinore, ujin e pastër dhe kanalizimet, si dhe shëndetin dhe mirëqenien, ndër të tjera. Zgjidhjet tona novatore, të bazuara në komunitet, po shfrytëzojnë partneritetet publike-private për të mirën e shoqërisë në tërësi.

Raporti Botëror i Lumturisë 2021, i publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, e renditi Tajvanin si vendin më të lumtur në Azinë Lindore dhe të 24-in në botë. Renditja tregon se si ndihen njerëzit e një vendi për mbështetjen sociale që marrin dhe pasqyron në një pjesë të madhe zbatimin e SDG-ve nga po ai vend. Tajvani është i gatshëm të transmetojë përvojën e tij dhe të punojë me partnerët globalë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të përshtatshme për të gjithë.

Në një kohë kur bota po bën thirrjen e qartë për veprime klimatike dhe për të arritur emetimet zero të karbonit deri në vitin 2050, Tajvani po studion në mënyrë aktive një udhërrëfyes drejt qëllimit dhe ka hartuar një legjislacion për të lehtësuar këtë proces. Ndryshimi i klimës nuk njeh kufij dhe përpjekjet e përbashkëta janë të domosdoshme nëse duam një të ardhme të qëndrueshme. Tajvani e di këtë dhe po punon në mënyrat më të mira për t’i kthyer sfidat e reduktimit të karbonit në mundësi të reja.

Në betimin e tij në qershor të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi se pandemia COVID-19 ka zbuluar dobësinë dhe ndërlidhjen tonë të përbashkët. Ai tha se OKB-ja dhe shtetet e njerëzit, të cilëve u shërben, mund të përfitojnë vetëm nga sjellja e të tjerëve në tryezë.

Mohimi i partnerëve që kanë aftësinë për të kontribuuar është një humbje morale dhe materiale për botën, ndërsa ne kërkojmë të rikuperohemi më mirë së bashku. Tajvani është një forcë për të mirë. Tani është koha për të sjellë Tajvanin në tryezë dhe për ta lënë Tajvanin të ndihmojë.

Të ngjashme
OpEd • 23 Prill 2024
OpEd • 20 Prill 2024