Lajme
Rinisin të reshurat: Paralajmërohen vërshime të reja në disa zona
Demokracia
07:09 | 23 Janar 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon vërshime të reja në vend.

Reshjet të cilat pritet të fillojnë gjatë ditës së sotme, sipas IHMK-së fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malor të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja.

”Fillimisht duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Ndërsa në pjesët e tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël”./Demokracia.com

Të ngjashme