Lajme
Rinisin bombardimet ruse, dhjetëra civile të vrarë në Sumy| Zelenski: Do të jetë një luftë botërore
Demokracia
12:21 | 08 Mars 2022

Share:

Avionët rusë bombarduan qytete në Ukrainën Lindore dhe qendrore gjatë natës, thanë zyrtarët ukrainas.

Bombat goditën periferitë e kryeqytetit, Kiev.

Ne Sumy dhe Okhtyrka, në lindje të Kievit pranë kufirit rus, bombat ranë mbi ndërtesa banimi dhe shkatërruan një termocentral, ka bërë të ditur udhëheqësi rajonal Dmytro Zhivitsky.

Ai tha se kishte të vdekur dhe të plagosur, por nuk dha shifra. Bomba goditen gjithashtu depot e naftës në Zhytomyr dhe qytetin fqinj tw Cherniakhiv, që ndodhet në perëndim tw Kievit.

Ne Bucha, një periferi afër Kievit, kryebashkiaku raportoi zjarr të rëndë artilerie.

“Ne nuk mund t’i mbledhim as trupat, sepse granatimet nga armët e rënda nuk ndalen ditën apo natën. Qentë po i ndajnë trupat në rrugët e qytetit. Është një makth”, tha kryebashkiaku Anatol Fedoruk.

Qeveria ukrainase kërkon hapjen e korridoreve humanitare për t’i lejuar njerëzit të largohen në mënyrë të sigurtw nga Sumy, Zhytomyr, Kharkiv, Mariupol dhe periferitë e Kievit, përfshirë Bucha, shkruan Gazeta Si.

“Kjo luftë nuk do të përfundojë kështu. Ajo do të nisë luftën botërore”, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëme gjatë një intervistë me programin “World News Tonight” të ABC.

Zelensky me tej thekson se presidenti rus Vladimir Putin është një kriminel lufte: “Te gjithë ata që erdhën ne tokën tonë, të gjithë ata që dhanë urdhrat janë të gjithë kriminele lufte”./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 16 Qershor 2024