Sport
“Ringjallet” Superliga e Evropës, presidenti i Juventusit zbulon sot projektin
Demokracia
09:49 | 03 Mars 2022

Share:

Sipas gazetës italiane, La Gazzetta dello Sport, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli do të zbulojë një projekt për një Super Ligë të re gjatë Samitit të Biznesit të Futbollit sot.

Projekti i parë për një Super Ligë të shkëputur u zbulua për herë të parë në prill 2021, por u rrëzua brenda 48 orëve.

Ai ishte prezantuar nga 12 nga klubet më të mëdha në Evropë, duke përfshirë Juventusin, Milanin dhe Interin, Real Madridin, Barcelonën e gjigantë të tjerë, përcjell Demokracia.com.

Klubet e Premierligës u tërhoqën nga projekti disa orë pas zbulimit zyrtar, por planet për një kompeticion alternativ evropian kanë vazhduar.

Në letër, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë klubet e vetme të përfshira ende në projekt.

Gazeta raporton se Agnelli dhe Florentino Perez kanë punuar për një plan alternativ i cili do të zbulohet nga kryetari i “Zonjës së Vjetër” në Samitin e Biznesit të Futbollit të Financial Times sot.

Do të ishte një projekt pak më ndryshe nga ai origjinali. Ngjashëm me Ligën e Kombeve të UEFA-s, do të kishte promovime dhe rënie.

Mund të ketë 24 klube që fitojnë akses të drejtpërdrejtë në kompeticion çdo sezon, bazuar në rezultatet e sezonit të mëparshëm evropian, plus tetë klube që kualifikohen nga liga.

Megjithatë, është ende e paqartë se si klubet mund të sigurojnë vendin e tyre nga garat kombëtare dhe Agnelli ka të ngjarë të japë përditësime të mëtejshme sot./Demokracia.com/

Të ngjashme