Sport
“Ringjallet” Besa e Pejës: Legjenda e klubit merr drejtimin e ekipit, emërohet edhe drejtori sportiv
Demokracia
16:44 | 25 Janar 2023

Share:

Klubi i madh i futbollit kosovar, Besa e Pejës ka dhënë sinjale të një riorganizmi, pas gjendjes së rëndë financiare viteve të fundit.

Besa ka emëruar kryetrajner Haxhi Zekën, legjendën e futbollit të klubit. Gjithashtu, pejanët kanë emëruar edhe drejtor sportiv, Adis Salihun.

“Kuqebardhët” kanë paralajmëruar edhe prurjet e reja në afatin kalimtar të janarit.

“Drejtori Sportiv Adis Salihu dhe Kryetrajneri Haxhi Zeka vazhdojnë me grumbullimin dhe përgatitjet e ekipit, në ditët në vijim do të ju prezentojm  prurjet e reja zyrtare në klub”, thuhet në njoftimin e Besës.

Tre herë kampionët e Kosovës garat po i zhvillojnë në Ligën e Dytë të Kosovës dhe pozicionohen në vendin e fundit me katër pikë pas 15 ndeshjeve./Demokracia.com/

Të ngjashme