Lëvizja Vetëvendosje çdo marrëveshje që Kosova e negocionte me Serbinë në kuadër të dialogut në Bruksel e kritikonte në të kaluarën, duke i quajtur shpeshherë negociatorët edhe “tradhtarë”. Megjithatë, tani vetë udhëheqësit e LVV-së i kanë ndërruar qëndrimet sapo kanë ardhur në pushtet.
Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2015 kur Kosova kishte nënshkruar Marrëveshjen për Energjinë me Serbinë, kishte deklaruar se përmes asaj marrëveshjeje legalizohej ndikimi i Serbisë dhe pamundësohej unifikimi me Shqipërinë, shkruan Demokracia.com.
“Prej se është çliruar Kosova nga Serbia, çështja kryesore në sektorin e energjisë ka qenë pikërisht pavarësimi i këtij sektori nga Serbia, në mënyrë që ky sistem i pavarur të lidhet më pas dhe të unifikohet me sistemin energjetik të Republikës së Shqipërisë, dhe kështu të dyja vendet t’i rrisin kapacitetet e veta edhe të gjenerimit edhe të furnizimit me energji elektrike, përmes kombinimit të termoenergjisë që e kemi ne dhe hidroenergjisë që e ka Shqipëria. Ky proces negociator, veçanërisht kjo marrëveshje e fundit, po e kthen prapa këtë tendencë të bashkëpunimit dhe unifikimit të dy sistemeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse po e rilidhë edhe më fuqishëm sistemin e Kosovës me atë të Serbisë, ku Kosova natyrisht është e nënvendosur”, thuhej në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku citohej kryetari i atëhershëm i kësaj partie, Visar Ymeri.
Por, me të ardhur në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe udhëheqësit e saj kanë ndryshuar qëndrim.
Është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ai që tani thënë se marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 për energjinë është drejt finalizimit të zbatimit të saj dhe nuk do t’i ndryshohet as edhe një presje, shkruan Demokracia.com.
“Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015”, ka shkruar ndër të tjerash Bislimi, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Më 25 gusht të vitit 2015, kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishin arritur marrëveshjen për çështjen e energjisë.
Reagimi i plotë i Bislimit, pa ndërhyrje:
Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit. Njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashёguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme.
Të dashur qytetarë,
Në lidhje me zhvillimet, deklarimet dhe raportimet e fundit, më lejoni t‘iu njoftoj dhe siguroj se:
– Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015.
– Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi, dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur.
– Nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever dhe asnjё shёrbim shtesё nё fushёn e distribucionit, pёrtej katër shёrbimeve të cekura më lart, tё dakorduara nё vitin 2015 dhe pёrtej katër komunave nё veri tё Republikёs Kosovёs.
Ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, me ç’rast mund të ketë fushata dezinformimi që qëllim kanë dëmtimin e procesit dhe mirëmbajtjen e problemit. Andaj, i ftoj të gjithë që të jemi edhe më të kujdesshëm në pranimin dhe shpërndarjen e informatave të pakonfirmuara. Për çdo zhvillim zyrtar, do t‘iu mbajmë të informuar. /Demokracia.com/