ShowBiz
Rikthimi në muzikë, Rihanna do të publikojë dy këngë që i ka incizuar për filmin “Black Panther: Wakanda Forever”
Demokracia
22:45 | 19 Tetor 2022

Share:

Rihanna po rikthehet në skenën muzikore dhe së shpejti do të publikojë dy këngë, transmeton Hits Daily Double.

Ajo i regjistroi ato për filmin “Black Panther: Wakanda Forever” me regji të Ryan Coogler, i cili do të fillojë të shfaqet në kinematë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e ardhshëm.

Kompanitë Marvel dhe Disney dhe shtëpitë botuese Def Jam dhe Westbury Road (pronare e të cilës është Rihanna), do të nxjerrin një album që do të përmbajë këngë nga filmi i lartpërmendur.

Këngëtarja publikoi albumin e saj të fundit, “Anti”, në vitin 2016, pas të cilit vendosi të pushonte nga incizimi i këngëve dhe iu përkushtua punës për koleksionet e makijazhit dhe të brendshmeve.

Në fund të muajit të kaluar, NFL njoftoi se 34-vjeçarja do të performojë në spektaklin e Super Bowl të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se reperi ASAP Rocky dhe Rihanna në muajin maj janë bërë prindër të një djali, emrin e të cilit nuk e kanë bërë ende të ditur.

Të ngjashme