Zlatan Ibrahimoviq do të rikthehet te Kombëtarja e Suedisë për ndeshjet e muajit mars.
Kjo nënkupton se sulmuesi me prejardhje boshnjake do të zbarkojë edhe në Prishtinë këtë muaj, shkruan Demokracia.com.
Saktësisht, “Ibracadabra” do të jetë në fushë për ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisv që luhet më 28 mars.
Pas zyrtarimit të këtij lajmi, Ibrahimoviq në rrjetin social “Facebook” ka shkruar:
“Rikthimi i Zotit”.
Ndryshe, Ibrahimoviq është duke kaluar nëpër një formë fenomenale me Milanin këtë edicion. /Demokracia.com