Rikthimi i Arben Vitisë në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë për Bekim Haxhiu e ka një kuptim.
Emërimi i tij, siç thotë deputet i PDK-së, i shkon përshtati sektorit privat në fushën e shëndetësisë.
“Pyetja që i duhet bërë sot Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se Albin Kurti duhet të japë përgjegjësi dhe të tregojë se përse që tre muaj nuk është emëruar Ministri i Shëndetësisë.
“Duke ditur se Arben Vitia nga pozita e ministrit të shëndetësisë, shkoj menaxher në laboratorin Olive e tani sërish është rikthyer në minister, dyshohet për konflikt të interesit. Pas Raportit të Auditorit për vitin 2021 ku ishin gjetur afro 12 milion euro keqpërdorime në shëndetësi në kohen sa ky dikaster udhëheqej nga Arben Vitia, riemërimi i Arben Vitisë është lajm i keq për shëndetësinë tonë”, theksoi Haxhiu për “Front Online”.
Vitia e mbante këtë post edhe më herët, para se të dorëhiqej prej tij shkaku i garimit të kryetar të Prishtinës.
Doktor Arben Vitia njihet më së shumti nga mandati i tij si drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.
Më poshtë është biografia e plotë e tij:
Arben Vitia u lind me 24 dhjetor 1973, në Prishtinë. Ai diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si Mjek në Mitrovicë. Ka punuar si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi.
Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA.
Në vitin 2018 është emëruar si Koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe po në atë vit është zgjedhur si Kryetar i kësaj Qendre ku vazhdon të jetë akoma. Arbeni është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.