ShowBiz
Rikthimi i Sex and the City-Një mundësi e mirë për industrinë e modës
Demokracia
16:14 | 15 Janar 2021
Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis

Share:

Pak ditë më parë është paralajmëruar rikthimi i serialit “Sex and the City”, 20 vite pas debutimit të parë në skenë, që kësaj radhe vjen me emrin “And Just Like That”.

Në këtë serial tregohet puna dhe lidhjet e katër grave njujorkeze gjatë viteve 1990 dhe 2000. Por vetëm tri nga katër aktoret kryesore po kthehen për serinë e re televizive – Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis. Kim Cattrall, e cila ka luajtur rolin e Samantha Jones nuk do të jetë pjesë e këtij sezoni, përcjell demokracia.com

Ky lajm është pritur mirë nga fansat,por edhe nga industria e modës.

Pas thuajse 10 muajsh mbylljeje të dyqaneve, rënie të shitjeve, anulim të sfilatave, më në fund kompanitë e modës kanë për çka të gëzohen. Duke pasur parasysh se në këtë serial promovohej moda e fundit dhe prurjet më të reja të dizajnerëve të rangut të lartë, ekrani do të jetë mundësia më e mirë për të shpalosur trendet më të fundit të modës.

Kështu dizajnerët e ndryshëm përmes këtij seriali do të mund të shfaqin koleksionet e tyre më të reja./Demokracia.com

Të ngjashme