Sport
Rikthimi i madh i Milanit në pjesën e parë në “Anfield”, shikoni reagimin e “çmendur” të komentatorit të famshëm italian
Demokracia
10:26 | 16 Shtator 2021

Share:

Milani mbrëmë përkundër humbjes në “Anfield” kundër Liverpoolit, në fundin e pjesës së parë shkëlqeu duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2 brenda dy minutave.

Fillimisht ishte Rebic që barazoi shifrat në minutën e 42-të, derisa dy minuta më vonë Diaz ngriti në “qiellin e shtatë” tifozët e Milanit, shkruan Demokracia.com.

Komentatori i famshëm i Milanit, Tiziano Crudeli është bërë viral në rrjetet sociale me mënyrën e festimit të dy golave të “Rossonerëve”.

Ndryshe, ndeshja në fund u mbyll 3-2 me Liverpoolin që u këndell në pjesën e dytë për ta fituar takimin.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet. /Demokracia.com

Të ngjashme