Sport
Rikthimi i Contes në Premierligë, Guardiola: Ai është trajner i jashtëzakonshëm, karriera e tij flet vetë
Demokracia
18:24 | 02 Nëntor 2021

Share:

Antonio Conte është emëruar zyrtarisht trajner i klubit anglez, Tottenham Hotspur.

Tekniku Italian nënshkroi kontratë me “Spurs” që do ta mbajë atë të lidhur me klubin londinez deri në qershor të vitit 2023, përcjell Demokracia.com.

Për rikthimin e 52-vjeçarit në elitën e futbollit anglez ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Strategu spanjoll e ka vlerësuar lartë karrierën e Antonio Contes, duke thënë se ai është një trajner i jashtëzakonshëm.

“Karriera e tij flet vetë. Ai ka qenë i suksesshëm kudo. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge.

Antonio Conte më parë në futbollin anglez ishte trajner i Chelseas. /Demokracia.com

Të ngjashme