Sport
Rikthimi i bujshëm i Aston Martinit në Formula 1
Demokracia
14:40 | 03 Shkurt 2021

Share:

Ishte kryetari i Aston Martinit, David Richards, i cili bëri hapin e parë drejt një ëndrre që edhe kompania e tij, Aston Martin të jetë pjesëmarrëse në Formula 1, transmeton Demokracia.com.

Dëshira e tij ishte që brenda 10-viteve të realizohet projekti i tij, por kjo zgjati më shumë sesa paramendoi ai.

Fillimisht Aston Martin u fut me 2016 si një ekip sponzorues, por me 2018 bashkëpunimi ndërmjet Renaultit dhe Red Bullit përfundoi.

Aston Martin dëshiroi që të futet me motorët e tij, por Red Bull vendosi për motorët e gjigandit japonez, Honda, gjithsesi ata u dakorduan që Red Bull të garojë me emrin e përbashkët, Red Bull Aston Martin.

Projekti madhështor i Aston Martinit ishte të sjellë një shofer të klasit botëror. Ata ia arritën. Duket për shumë këndë e pamundur apo befasuese, por ekipi anglez solli katër herë kampionin e botës në F1, gjermanin Sebastian Vettel.

Një koincidencë interesante e këtij gjiganti të shpejtësisë, është se ata kanë vendosur që bolidi i tyre të jetë me ngjyrë të gjelbër, që asnjë skuadër deri më tani nuk e ka pasur këtë ngjyrë. Aston Martin me këtë gjë dëshiron të identifikohet sikur se kokëkuqja Ferrari, me ngjyrë të kuqe.

Mbetët të shihet në vitin e parë fytyra e vërtetë e Aston Martinit. A janë të gatshëm të konkurrojnë për podiume së bashku me Mercedesin, Red Bulln, Mc Larenin, Ferrarin, etj.

Karvani i Formula 1-shit do të fillojë këtë vit me 21 mars në Melbourn të Australisë.  /Demokracia.com

Të ngjashme